Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komplimentuar djelmoshat Dardanë për lojën në përballje me Austrinë, e cila përfundoi me rezultat 1:1 në kuadër të Ligës B të Kombeve në futboll.
“Kosova luajti më mirë se Austria. Austria pati më shumë fat se Kosova. Barazimi 1:1 nuk pasqyroi çfarë pamë.
Futbollistët tanë shkëlqyen si ekip me përkushtim. Duket që janë duke u bërë gjithnjë e më të mirë dhe potenciali në vijim është më i madh sesa niveli që kemi tani.
Pati së paku tri shanse të tjera për gol, të tilla që na lanë pa frymë.
Mbase 16-metërshi i kundërshtarit, përkatësisht realizimi ynë, do edhe pak më shumë vëmendje e vetëbesim drejt dy ndeshjeve të ardhshme në muajin nëntor, me Izraelin dhe Irlandën.
Gëzuar Kosovë!”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në facebook.