E gjithë Shqipëria ankohet për gjyqtarin irlandez, UEFA sjell në Tiranë “shefin” e tij

Futboll

E gjithë Shqipëria ankohet për gjyqtarin irlandez, UEFA sjell në Tiranë “shefin” e tij

Më: 4 tetor 2026 Në ora: 22:29
Fotoilustrim

Shqipëria është mundur në Finlandë me shifrat 2-1 nga vendasit në sfidën e Ligës së Kombeve dhe për shumë prej tifozëve, por edhe për stafin teknik dhe lojtarët, një nga arsyet pse kuqezinjtë dolën pa pikë ishte edhe vendimi i gjyqtarit Rob Henesi.

Gjyqtari nuk akordoi një penallti në favor të kuqezinjve në pjesën e dytë të ndeshjes, pas një faulli ndaj Uzunit në zonë, teksa as nuk shkoi të shihte pamjet në VAR. Kuqezinjtë padyshim kanë mbetur të pakënaqur ndaj këtij vendimi, pasi edhe vetë trajneri Maran e cilësoi “të bujshme” penalltinë që nuk u dha.

Tanimë trajneri do të ketë mundësinë të ankohet në mënyrë indirekte te një nga “shefat” e Henesit në Irlandë. UEFA ka caktuar si vëzhgues të gjyqtarëve për ndeshjen ndaj San Marinos ish-gjyqtarin anësor irlandez Xhon Uard.

Ky i fundit ka punuar në Federatën Irlandeze pikërisht në sektorin e arbitrazhit, për rritjen dhe zhvillimin e gjyqtarëve të rinj, ndaj paraqitjet e Henesit kalojnë edhe nëpërmjet punës së tij. Kështu që trajneri Maran dhe kuqezinjtë do të kenë mundësinë e një “takimi miqësor” për të kërkuar shpjegimet e rastit për momentin më të diskutuar të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat