Shorti për kualifikueset e Europianit 2028 po afron.
Më 6 dhjetor do të ndahen edhe grupet, ndërsa Liga e Kombeve është vendimtare për ndarjen e vazove.
Shqipëria projektohet aktualisht në vazon e katërt. Pasi humbi vendin e saj në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë rrezikojnë një grup të mundshëm ferri në vazhdim.
Kosova do të festojë, nëse situata mbetet e njëjtë. Aktualisht mban vendin e dytë në grupin e saj, teksa “dardanët” janë ngjitur në vazon e dytë. Ky ndryshim i rëndësishëm mund të ketë ndikim të madh.
Vazo e dytë është një arritje shumë duke qenë se pesë janë në total. Rruga drejt Europianit 2028 do të ishte plotësisht e shtruar.