Dy sfida vendimtare për Kosovën në rrugën drejt Botërorit të femrave

Futboll

Dy sfida vendimtare për Kosovën në rrugën drejt Botërorit të femrave

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 15:20
Vajza

Përzgjedhësja e Kosovës, Sanije Krasniqi, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për dy ndeshjet e “play-off”-it ndaj Austrisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 tetor, nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pesë ditë më vonë, më 13 tetor, Kosova do të udhëtojë në Vjenë, ku në Sportclub-Platz Dornbach, po nga ora 18:00, do të zhvillohet ndeshja e kthimit.

Dardanet synojnë të bëjnë një hap të rëndësishëm drejt objektivit të tyre, ndërsa përballë do të kenë Austrinë në një duel që vendoset përmes dy ndeshjeve.

Dy përballje, 180 minuta dhe një objektiv i madh për Kosovën në rrugëtimin drejt Kupës së Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat