Belgjika po udhëheq 1-0 ndaj Francës pas 45 minutave të parë në ndeshjen mes dy përfaqësueseve.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Dodi Lukebakio në minutën e 35-të, me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, pas asistimit të Romeo Lavias.
Franca pati mundësi të mira për të barazuar.
Bradley Barcola në minutën e 16-të nuk arriti të mposhtë Maarten Vandevoordt nga një pozicion i favorshëm, ndërsa Esteban Lepaul në minutën e 33-të e dërgoi topin mbi portë.
Kështu, Belgjika shkon në pushim me avantazhin 0-1.