Ish-lojtari i Shqipërisë mbetet “pa fjalë” nga sulmuesi i Ipswich

Futboll

Ish-lojtari i Shqipërisë mbetet “pa fjalë” nga sulmuesi i Ipswich

Më: 5 tetor 2026 Në ora: 23:32
Anis Mehmeti dhe Arbër Hoxha

Ilir Alliu, ish-lojtar i Kombëtares, ka qenë i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e sulmuesit Anis Mehmeti, ndonëse 25-vjeçari u fut në fushë kundër Finlandës vetëm si zëvendësues (minuta e 77-të).

“Për 10-12 minutat e fundit, herën e parë që u vendos në pozicionin e vet te Kombëtarja, Anis Mehmeti… Ai është sulmues krahu tipik. I shkoi fundores, u kthye mbrapsht. Hodhi 10 krosime të rrezikshme në zonë.

Ç’më duhet mua ku luan Arbër Hoxha! Unë dua lojtarin më të mirë dhe në krahun e majtë, aktualisht më i miri te Shqipëria është Mehmeti. Edhe Kategoria e Tretë në Angli është më e mirë se kampionatet ballkanike.

Mehmeti ka tipare tipike të sulmuesit anësor. Shkonte te fundorja, ta kthente topin nga mbrapa. Hidhte pasimin nga shtylla e dytë. Ai krijoi 3 raste të pastra”, ishin fjalët e Alliut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat