Synon majat

Futboll

Synon majat

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 11:22
Fabián Ruiz

Fabián Ruiz po synon majat pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin fitoi Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain dhe Kupën e Botës me Spanjën.

Mesfushori spanjoll është mes 30 kandidatëve për Topin e Artë dhe shpreson të renditet sa më lart.

“Është privilegj të jem mes 30 kandidatëve. Shpresoj që juria të votojë për lojtarin që e meriton më shumë.

Për mua, vetëm fakti që jam pjesë e kësaj liste është një privilegj. Shpresoj të arrij sa më lart këtë vit”, deklaroi Ruiz për “L’Équipe”, përcjell “Gazeta Express”.

I pyetur për trofetë e fituar, 30-vjeçari theksoi sezonin e tij të jashtëzakonshëm: “Në aspektin e titujve, askush nuk ka bërë më mirë. Megjithatë, individualisht ka pasur shumë lojtarë që kanë zhvilluar sezone të mëdha. Është mirë që në Evropë ka kaq shumë futbollistë të nivelit të lartë”.

Ruiz gjithashtu nuk beson se mungesa e tij për rreth tre muaj për shkak të dëmtimit do ta dëmtojë në garën për Topin e Artë.

“Në momentet e rëndësishme dhe vendimtare të sezonit, fatmirësisht isha në fushë. Luajta dhe pata një rol të rëndësishëm si te klubi, ashtu edhe me kombëtaren. Nuk besoj se kjo do të ndikojë në përzgjedhjen për Topin e Artë”, përfundoi mesfushori i PSG-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat