Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka ulur sot siparin me 13 ndeshjet e luajtura në drekë, ndërsa janë plotësuar edhe 8 çiftet që do të garojnë në turin e dytë.
Sipas skemës së paracaktuar nga FSHF, tashmë është bërë edhe ndarja e çifteve dhe përballjet janë shumë më rivalizuese se të turit të parë, pasi ka edhe ndeshje mes skuadrave të Kategorisë së Parë, siç janë Besa-Korabi, Pogradeci-Kukësi apo Bylis-Besëlidhja.
Rrugëtim më të lehta parashikohen për ekipet e Superiores, Skënderbeun dhe Laçin, të cilat do të luajnë përkatësisht ndaj Apolonisë dhe Shirokës.
Turi i dytë
Kastrioti-Eagle
Besa-Korabi
Iliria-Luftëtari
Pogradeci-Kukësi
Skënderbeu-Apolonia
Laçi-Shiroka
Flamurtari-Butrinti
Bylis-Besëlidhja