Arteta bëhet trajneri më i paguar në Premierligë

Futboll

Arteta bëhet trajneri më i paguar në Premierligë

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 16:44
Mikel Arteta

Mikel Arteta do të përfitojë tashmë 20 milionë funte në vit, plus deri në 5 milionë funte bonuse në varësi të suksesit të klubit.

Sipas The Times, trajneri i Arsenalit është bërë kështu trajneri më i paguar në Premierligë.

Arteta kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e mëparshme, e cila i siguronte rreth 12 milionë funte në vit, plus 3 milionë funte bonuse.

Kontrata e re paraqet një rritje të konsiderueshme për spanjollin, i cili vazhdon të jetë në krye të projektit të Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat