Çudira shqiptare në Kupë!

Futboll

Çudira shqiptare në Kupë!

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 18:06
Pamje

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Orikut dhe Butrintit ka parë në minuat e fundit një nga ato çudi të cilat shihen vetëm në futbollistin tonë.

Në minutën e 85-të të sfidës, pas një dueli ajror, një lojtar i Orikut mbeti i shtrirë në tokë, pasi kishte përplasur kokën.

Gjyqtari Klodian Shahini, la lojën në vazhdim, duke mos marrë parasysh rregulloren që detyron ndalimin e saj për goditjet në kokë.

Kjo bëri që mjeku i skuadrës së Orikut të futej në fushë për të ndihmuar lojtarin e kuptuar gjendjen e tij, ndërsa loja vazhdonte rregullisht. Sikur të mos mjaftonte kjo, një lojtar i Butrintit i mori çantën dhe ia largoi nga fusha, ndërsa loja vazhdonte.

Vetëm pasi topi doli nga loja, gjyqtari u kthye ku ishte ai dhe i kërko të largohej nga fusha, ndërsa edhe gjyqtari i katërt shkoi ta kritikonte për këtë “pushtim fushe” pa leje, edhe pse mjeku i shpjegonte se kishte ndërhyrë për goditjen në kokë të lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat