Krizë e re te Real Madrid

Futboll

Krizë e re te Real Madrid

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 18:58
Real Madridi

Tërheqja nga Kombëtarja, Ronaldo i shkruan Messit: Ke gjithë respektin tim

Tensionet te Real Madridi nuk lidhen më vetëm me rezultatet. Sipas mediave spanjolle, dy futbollistë të skuadrës dyshohet se janë përfshirë në një përplasje fizike.

Identitetet e tyre nuk janë bërë publike, ndërsa klubi nuk ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen. Atmosfera në dhomat e zhveshjes përshkruhet si e tensionuar, në një moment delikat të sezonit.

Rikthimi i José Mourinhos në stolin madrilen nuk ka mjaftuar deri tani për të rikthyer qetësinë në grup.

Problemet e brendshme ishin shfaqur edhe më herët. Në maj, një përplasje e raportuar mes Valverdes dhe Tchouaménit kishte ngritur pikëpyetje mbi marrëdhëniet mes lojtarëve.

Në vëmendje është edhe Kylian Mbappé, i cili iu bashkua sërish stërvitjes me grupin pas dëmtimit me kombëtaren franceze.

Gjendja e tij fizike është përmirësuar, por sjellja gjatë pushimit të kombëtareve ka shkaktuar polemika.

Sulmuesi u pa në një klub nate dhe më pas publikoi një video duke ngarë biçikletë gjatë rikuperimit.

Një situatë që raportohet se ka irrituar klubin, veçanërisht përballë rregullave të Mourinhos për gjendjen fizike të lojtarëve.

Tani, fokusi është te sfida e së shtunës ndaj Villarrealit. Për Real Madridin, nuk janë në lojë vetëm tri pikët. Është një provë për disiplinën dhe unitetin e skuadrës.

Mourinho duhet të rikthejë qetësinë në dhomat e zhveshjes, përpara se tensionet e brendshme të fillojnë të ndikojnë edhe në rezultatet në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat