Në katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, trajneri Rolando Maran aktivizoi 23 futbollistë nga 29 që grumbulloi në mesin e shtatorit për këto sfida.
I vetmi lojtar që qëndroi në fushën e lojës në të gjitha sfidat dhe nuk u zëvendësua në asnjë moment ishte Ardian Ismajli.
Pas tij renditen Kristjan Asllani, Gjimshiti dhe Rei Manaj. Statistika që tregojnë që Maran ka ndërtuar një bosht në ekipin kuqezi.
Kristjan Asllani është golashënuesi i Kombëtares në këtë Ligë Kombesh me 3 gola të shënuar. Mesfushori 24-vjeçar rezultoi vendimtar me dopietën kundër San Marinos dhe golin me penallti kundër Bjellorusisë.
Në total rrugën e rrjetës e kanë gjetur 5 futbollistë duke shtuar Manajn, Muçin, Mehmetin dhe Uzunin për të prodhuar 8 gola, 2 mesatarisht për ndeshje.
Kombëtarja shqiptare regjistroi një mesatare 57% në zotërimin e topit dhe saktësinë e pasimeve 88%, shifra që japin besim për të ardhmen në përvetësimin e idesë së futbollit të Maran për të dominuar kundërsharin.
Kuqezinjtë provuan 74 goditje drejt portave kundërshtare, 23 prej tyre në kuadrat, 33 jashtë dhe 18 u bllokuan.
Ndeshja kundër San Marinos tregoi që ka ende punë përpara, por vendi i parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve është i merituar.
Shqipëria do të luajë 2 ndeshjet e fundit në muajin nëntor kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.