Alban Dragusha merr tiimonin e Ramiz Sadikut

Futboll

Alban Dragusha merr tiimonin e Ramiz Sadikut

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 19:12
Alban Dragusha

Pak ditë pasi u shkarkua nga Ferizaj, Alban Dragusha është bërë me skuadër të re.

Ai sot është zyrtarizuar si trajner i KF Ramiz Sadikut.

Klubi prishtinas ka njoftuar rikthimin e Dragushës, duke vlerësuar përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Alban Dragusha rikthehet në familjen e KF Ramiz Sadikut”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat