Haaland dhe “stuhia” te City

Futboll

Haaland dhe “stuhia” te City

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 19:19
Haaland

Këto janë fjalët – të thëna për mediat e klubit – të sulmuesit norvegjez Erling Haaland, i cili po bën komentet e tij të para publike pas akuzave që kanë përfshirë klubin.

Një komision i pavarur konstatoi se klubi përdori kontrata tregtare fiktive për të fryrë të ardhurat dhe për të nënvlerësuar kostot me mbi 900 milionë stwrlina (1.2 miliardë dollarë) gjatë sezoneve të Premier Ligës midis viteve 2009 dhe 2018.

“Duhet të qëndrojmë pozitivë, të shohim përpara dhe të përpiqemi të fitojmë ndeshjet, duke shijuar momentin dhe duke arritur fitoren,” deklaroi sulmuesi.

“Duhet të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë dashuri për njëri-tjetrin. Le të qëndrojmë të bashkuar, ta shijojmë rrugëtimin dhe të buzëqeshim.” Ai shtoi:

“Unë kujdesem shumë për City-n dhe tifozët, sepse edhe vetë jam tifoz; ndihem pranë tyre.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat