Leo Messi e mbylli me Argjentinën, ku të mërkurën luajti dhe ndeshjen e fundit me kombëtaren, miqësoren përballë Benin.
Sulmuesi i përjetoi të gjitha në një mbrëmje magjike, duke u nderuar ashtu siç i takoi për gjithçka dha për “Albicelestet”.
Së fundmi, “Pleshti” ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku shpreh shkurtimisht ndjesinë e thellë për kujtimet që do të mbartë me vete pas ciklit të mbyllur.
Ajo çfarë e bënë akoma dhe më të veçantë është fotoja e përzgjedhur ku Messi drejton me duar fanelën, ku shkruhet: Gracias (Faleminderit) dhe numri 10 që e ka shoqëruar gjatë karrierës sulmuesin.