“Ballistët”: Hapni dyert për tifozët!!!

Futboll

“Ballistët”: Hapni dyert për tifozët!!!

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Tifozët e Shkëndijes së Tetovës, “Ballistët” kanë reaguar përmes një komunikatë në prag të ndeshjes së Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, mes emnakëve Shkëndijes së Haraçinës dhe Shlëndijes së Tetovës.

Çfarë thuhet në komunikatën e tyre?

“Hapni dyert për tifozët!!! 

Pas kërkesës së dërguar, për prezencën tonë në ndeshjen e së dielës mes Shkëndija H vs Shkëndija, klubi nga Haraçina çuditërisht na ktheu përgjigje negative, me arsyen e palogjikshme se për shkaqe sigurie na ndalohet udhëtimi.

Ne si Ballist dhe si klub deri tani kemi pranuar tifozët tuaj (Çlirimtarët) në ndeshjet tona si vendas në Tetovë, si dhe tifozë tjerë si Shvercerat Shkup dhe Ilirët Kumanovë, ndërkaq respekt kemi hasur vetëm nga këta të fundit ku edhe lëshuan tribunën e tyre për të na kthyer nderin.

Nuk ndjejmë asnjë lloj pasigurie që të udhëtojmë në një qytet shqiptar, ku edhe kushtet e stadiumit me 2 tribuna ndaras e lejojnë këtë organizim pa asnjëfarë problemi.

BALLISTËT të dielën do të nisen, ndërsa turpi do të jetë i juaji në qoftë se ndalohen”, reagojnë “Ballistët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat