Ronaldinho zbulon në cilën ndeshje do të rikthehet në fushë

Futboll

Ronaldinho zbulon në cilën ndeshje do të rikthehet në fushë

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:03
Ronaldinho

Futbollisti legjendar brazilian Ronaldinho pritet që, në moshën 47-vjeçare, të rikthehet nga pensionimi dhe të luajë përsëri për klubin italian të kategorisë së tretë, Ravenna, me të cilin gjatë verës ka arritur marrëveshje për bashkëpunim.

Sipas informacioneve nga mediat italiane, Ronaldinho pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë më 15 nëntor, në derbin kundër Forlit. 

Raportohet se synimi i tij është të shënojë golit e 300-të në karrierë, ndërsa në atë ndeshje pritet të marrë një numër të caktuar minutash.

Megjithatë, paralajmërimi për paraqitjen e Ronaldinhos ka shkaktuar edhe reagime të ndryshme, pasi Ravenna po lufton për vendin e parë në Serinë C.

Një pjesë e tifozëve mendojnë se një ndeshje kaq e rëndësishme nuk është momenti i duhur për veprime të tilla.

Njëri prej komenteve thotë:

“Mezi pres që gjyqtari në minutat e para të akordojë një penallti që nuk ekziston për Ravennën, në mënyrë që Ronaldinho të shënojë gol dhe pastaj të dalë nga loja.”

Të tjerë shkruajnë:

“Sigurisht që Ravenna, e cila lufton për titullin, do ta fusë një ish-futbollist në fushë kundër skuadrës çuditërisht të mirë të Forlit”.

Ndërsa një tjetër komentues ironizon:

“Pushimet për hidratim do të jenë me çipsa dhe birra... R10 do t’u bashkohet me kënaqësi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat