Maresca: Atmosfera te Manchester City është fantastike

Futboll

Maresca: Atmosfera te Manchester City është fantastike

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:19
Enzo Maresca

Enzo Maresca ka folur për gjendjen e skuadrës së Manchester Cityt para dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain.

“Ndjesia është fantastike, për të qenë i sinqertë. Lojtarët janë të emocionuar për dy ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Maresca.

Trajneri i Cityt theksoi se skuadra është veçanërisht e motivuar pasi aktualisht kryeson Premier League-n dhe se fokusi i lojtarëve mbetet vetëm te futbolli.

“Sidomos sepse në këtë moment jemi në krye të kampionatit. Lojtarët janë thjesht të fokusuar te kjo. Ata e dinë se çfarë mund të kontrollojmë dhe ajo është ana sportive”, shtoi Maresca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat