Nëna e Ronaldos: Djali im nuk duhej të largohej kështu, në heshtje

Futboll

Nëna e Ronaldos: Djali im nuk duhej të largohej kështu, në heshtje

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2026 Në ora: 21:46
Cristiano Ronaldo e Dolores Aveiro

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, tregoi se kishte qarë pasi djali i saj nuk u përfshi në formacionin titullar të Portugalisë në Ligën e Kombeve. Aveiro, 71 vjeçe, tregoi se kishte folur me Cristianon pasi ai vendosi të largohej nga grumbullimi i kombëtares portugeze.

“Ndihem e trishtuar. Por kjo është normale. Djali im duhej të largohej nga skena me kokën lart, e jo kështu, në heshtje.

Por mirë, Zoti do të kujdeset për gjithçka. Qava dhe i lashë të gjitha këto emocione të dilnin.

Duhet ta kthejmë situatën për mirë”, tha nëna e Cristianos për “TV 7 Dias”.

Ajo shtoi: “Më premtoi se do të ma tregojë të vërtetën kur të takohemi.

I thashë të qetësohej dhe se kishte mbështetjen time. Ai ka dhënë shumë për Portugalinë dhe do të jetë gjithmonë një hero i kësaj kombëtareje. Nuk e vlerësojnë sa duhet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat