​Kosova sot përballet me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027

Futboll

​Kosova sot përballet me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 10:11
Fotoilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave sot zhvillon ndeshjen kundër Austrisë, në kuadër të play-off-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se hyrja për tifozët do të jetë falas, duke u bërë thirrje që të jenë pranë vajzave kosovare në këtë sfidë të rëndësishme.

“Bashkë për Kosovën, bashkë për ëndrrën e madhe!”, thuhet në mesazhin e FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat