Arteta nuk e ka harruar finalen e Champions League

Futboll

Arteta nuk e ka harruar finalen e Champions League

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 12:57
Mikel Arteta

Humbja në finalen e Champions League kundër PSG ende i shkakton dhimbje të thellë trajnerit të Arsenal, Mikel Arteta.

Disa muaj më vonë, ai e përshkruan atë dhimbje si “një plagë”, ndërkohë që pak ditë më parë nënshkroi zgjatjen e kontratës me “topçinjtë” deri në vitin 2031.

Duke i bërë jehonë të fjalëve të mentorit të tij prej kohësh, Arsène Wenger, trajneri spanjoll pranoi:

“E kam ende atë plagë, atë helm në vena. Ajo duhet të mbetet aty sepse kështu mësohet, dhe me gjasë do të jetë një shtysë e madhe jo vetëm për mua por për të gjithë ne.”

“Vjet bëmë diçka të madhe, fituam titullin pas 22 vitesh, duke kapërcyer konkurrencën e rivalëve të vjetër. Ai triumph është një moment i veçantë për të gjithë, që do ta kujtojmë për gjithë jetën“, shtoi trajneri bask.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat