Jose Mourinho doli në mbrojtje të lojtarëve të Real Madridit, veçanërisht të Kylian Mbappé, i cili është vënë në qendër të kritikave. Trajneri portugez theksoi se nuk do të lejojë që presioni i jashtëm të ndikojë te skuadra.
Për kundërshtarin: “Villareal është një rival i vështirë, i nivelit të Champions League. Luan shumë mirë, por ende nuk i ka pikët që duhet të ketë. Pas humbjes së fundit, duhet të marrim tri pikët”.
Për Mbappé dhe kritikat: “Nëse pyesni nëse Mbappé do të luajë, kjo do të ishte një fitore për ju. Javët e fundit mendova se kishte mjaft raste reale në futboll për të shkruar, si çështja e Manchester City, Negreira apo situata e vështirë mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të tij. Por nuk ju kanë mjaftuar. Real Madridi është Real Madrid dhe gjithmonë duhet të gjeni diçka”.
I pyetur nëse gjithçka ishte e ekzagjeruar, Mourinho u përgjigj shkurt: “Në fakt ishte qesharake”.
Për rikuperimin e Mbappé: “Një futbollist është i tillë 24 orë në ditë. Çdo gjë që bën privatisht ka ndikim. Megjithatë, lojtarët e Realit kanë qenë shembullorë profesionalisht. Mbappé erdhi këtu, bëri ekzaminimet dhe kërkoi një mendim të dytë për problemin në gju, që nuk mund të neglizhohet”.
Mourinho ironizoi edhe lajmet për shkuarjen e Mbappe në një diskotekë në Paris, biçikletat në Zvicër dhe mbrojtësin Huijsen, i cili u fotografua duke përdorur telefonin në shtëpinë e Pitarchi: “Janë gjëra qesharake. Ju doni një histori dhe unë po jua jap. Për herë të parë në tetor, Reali nuk ka futbollistë të dëmtuar, përveç atyre që kanë probleme që nga sezoni i kaluar. \
Është një histori e mirë, por nuk ju pëlqen”.
Për reagimin e tifozëve në “Bernabéut”: “Shpresoj që ‘Bernabéu’ të jetë i drejtë. Të jesh i drejtë do të thotë të jesh inteligjent, të lexosh mes rreshtave dhe të kuptosh dinamikat dhe objektivat”.
Më tej, ai theksoi se çdo lojtar që nuk përmbush detyrimet ndaj klubit apo sillet në mënyrë të papërshtatshme nuk do të ulet në stol, por do të qëndrojë në shtëpi: “Mbappé do të luajë, nuk do të jetë as në stol. Jam i bindur se ai nuk i ka shkelur detyrimet ndaj Real Madridit”.