Alvarez me agjent të ri

Futboll

Alvarez me agjent të ri

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 13:29
Julian Alvarez

Alvarez me agjent të ri, pritet të jetë ish-futbollisti argjentinas!

Ylli argjentinas, Julian Alvarez ka ndarë rrugët me agjentin e tij Fernando Hidalgo.

Bashkëpunimi i tyre kishte qenë afatgjatë, pasi që Hidalgo mori yllin e Atleticos në moshën 15-vjeçare, pra në fillimet e karrierës.

Sipas mediave botërore, Alvarez pritet që të emërojë ish-yllin e PSG-së dhe Romës, Javier Pastoren si agjentin e tij të ri.

Pastore, po ashtu ka në menaxhim bashkëlojtarin e Alvarezit te Argjentina, Enzo Fernandez me marrëveshjen që pritet të kompletohet së shpejti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat