Enis Bardhi: Ky nuk është fundi i historisë sonë!

Futboll

Enis Bardhi: Ky nuk është fundi i historisë sonë!

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2026 Në ora: 13:35
Enis Bardhi

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka dërguar një mesazh inkurajues pas ciklit të parë të pasuksesshëm në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku kombëtarja pësoi katër humbje radhazi.

Pas dhjetë ditësh të vështira me Maqedoninë, Bardhi reagoi përmes rrjeteve sociale, duke u bërë thirrje bashkëlojtarëve që të nxjerrin mësime nga rezultatet negative dhe të rikthehen edhe më të fortë.

Kapiteni pranoi se zhgënjimi është i madh, por theksoi se Maqedonia ndër vite ka dëshmuar se di të ngrihet edhe në momentet më të vështira.

“Dhamë gjithçka nga vetja dhe luftuam deri në fund, por ndonjëherë edhe maksimumi nuk mjafton.

Kemi kaluar ditë shumë të vështira. Për të gjithë ishte e vështirë, por vazhdojmë së bashku për t'u rikthyer më të fortë.

Duhet të jemi vetëkritikë dhe të rikthehemi si burra.

Zhgënjimi dhemb, por nëse kemi mësuar diçka ndër vite, është se Maqedonia gjithmonë gjen forcë të rikthehet.

Do të rikthehemi! Kokën lart! Ky nuk është fundi i historisë sonë”, ka shkruar Bardhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat