Rey Manaj rikthehet aty ku e la në Turqi!
Rey Manaj ka gjetur golin në sfidën që po luhet në këto momente mes Sivasspor dhe Pendikspor, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të Ligës së Parë turke.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shërbye saktë nga shoku i skuadrës Yildirim në minutën e 21-të, duke goditur saktë portën për epërsinë e vendasve.
Ky është dhe goli i 7-të sezonal për Manajn, i cili rikthehet aty e la me Sivasspor duke u konfirmuar në lartësinë e duhur, pak ditë pas paraqitjeve me Kombëtaren në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.