Vincenzo Montella nuk është më përzgjedhës i Turqisë. Federata Turke e Futbollit ka vendosur të mos e vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian, pas një periudhe të dobët dhe katër humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve.
Vendimi vjen katër ditë pas humbjes ndaj Italisë, e cila ishte disfata e katërt radhazi për turqit në këtë garë, dy prej tyre kundër italianëve.
Montella ishte në krye të Turqisë për rreth tre vjet, periudhë në të cilën arriti deri në çerekfinale të Evropianit 2024 dhe siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pas 24 vjetësh mungesë.
Në 40 ndeshje si trajner i Turqisë, italiani regjistroi 21 fitore, pesë barazime dhe 14 humbje.
Ndërkohë, Arda Turan shihet si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e përfaqësueses turke, pas largimit të Montellës.