Borussia e Dortmundit barazoi në ndeshjen e xhiros së pestë të këtij edicioni të Bundesligës gjermane.
Skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç po fitonte 2:0 në shtëpi deri në minutën e 88-të, por në fund ndeshja përfundoi 2:2.
Borussia pati vështirësi për një kohë të gjatë për ta thyer kundërshtarin nga Bremeni, ndërsa krijoi vazhdimisht raste të mira shënimi.
Goli i parë erdhi vetëm në minutën e 80-të, kur shënoi Daniel Svensson. Në minutën e 85-të, mbrojtësi i qendrës Niko Shloterbek e ngriti epërsinë në 2:0.
Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan. Ludovit Rajs shënoi në minutën e 88-të, duke e ngushtuar rezultatin në 2:1, ndërsa Niklas Fulkrug barazoi në minutën e 90+2.
Kështu, Werder Bremeni fitoi një pikë të vlefshme dhe u ngjit në vendin e katërt të tabelës.
Për Borussian e Niko Kovaçit, kjo ishte ndeshja e parë e sezonit në të cilën nuk arriti të fitonte.
Në katër xhirot e para, skuadra kishte regjistruar vetëm fitore.
Ekipi verdhezi tani ka tri pikë më shumë se Bayerni i Munihut, kampioni në fuqi, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.