Një ditë para ndeshjes me Vorën, Elbasani njofton ndryshimin e papritur

Futboll

Një ditë para ndeshjes me Vorën, Elbasani njofton ndryshimin e papritur

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 23:07
Elbasani

Elbasani ka tashmë një sponsor të ri në fanelën e tyre për sezonin 2026/2027.

Përmes postimit në rrjetet e tyre sociale, klubi verdheblu tregon se kanë arritur marrëveshjen e bashkëpunimin me “Lori Caffe” që pritet të jetë edhe simboli qendror në fanellën e nënkampionëve.

Ky vendim i rëndësishëm, në sferën e imazhit të klubit, vjen një ditë para ndeshjes që skuadra do të luajë me Vorën në “Elbasan Arena”, sfidë e përcaktuar për t’u luajtur prej orës 18:30.

Ekipi i Gvozdenovic e ka shfrytëzuar periudhën e ndalesës për të rikuperuar energjitë dhe si pritës të këtij dueli, do të bëjnë çmos për të marrë tre pikët dhe “kapur” vendet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat