Myrto Uzuni tregon “dhuratën” e veçantë nga tifozët

Futboll

Myrto Uzuni tregon “dhuratën” e veçantë nga tifozët

Më: 9 tetor 2026 Në ora: 23:18
Myrto Uzuni

Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë me fjalë zemre dedikuar fanelës që mban veshur, atë të Kombëtares.

Në rreshtat e përzgjedhur, sulmuesi beratas tregon gjithë “dashurinë” që ka për Shqipërinë, ndërsa e thekson se për të është krenari që të zbresë në fushë duke luftuar për kombin.

Më tej, Uzuni tregon edhe dhuratën e veçantë që mori nga tifozët e Ilyrian Elite, ku në të shfaqet banderola me Uzunin në sfond dhe shkrimin: Uno di noi (Njëri prej nesh).

“Sa herë vesh ngjyrat e tua, zemra rreh si herën e parë.

Faleminderit nga zemra, Illyrian Elite, për këtë dhuratë kaq të veçantë! Krenar të jem një prej jush”, shkruan Uzuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat