Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka publikuar pak më parë emrat e gjyqtarëve të deleguar për xhiron e ardhshme, në të cilën priten disa përballje interesante dhe të paparashikueshme.
Të shtunën, me fillim nga ora 12:00, në Kavadar do të luhet ndeshja Tikveshi – Bregallnica. Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Aleksandar Grujoski.
Po të shtunën, në orën 13:00, do të përballen Arsimi dhe Sileksi, ndërsa gjyqtar kryesor është deleguar Benjamin Qerimi.
Derbi mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Shkëndijës së Tetovës do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 13:00, në Çair. Këtë përballje do ta drejtojë gjyqtari Jovan Kaçeski.
Vetëm disa kilometra larg, në Autokomandë, të dielën nga ora 15:00 do të luhet ndeshja Skopje – Vardari.
Gjyqtari kryesor i kësaj sfide do të jetë Furkan Idrizi.
Të hënën, me fillim nga ora 15:00, në Kumanovë do të përballen Bashkimi dhe Struga Trim Lum. Për gjyqtar kryesor të kësaj ndeshjeje është caktuar Stojançe Stojanov.