Hansi Flick njofton mungesën e brazilianit

Futboll

Hansi Flick njofton mungesën e brazilianit

Më: 10 tetor 2026 Në ora: 00:20
Raphinha e Flick

Lojtari aktualisht në formë të mirë, i cili ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë tre asiste në vetëm shtatë ndeshje të La Ligës, është detyruar të qëndrojë jashtë fushave për të shmangur përkeqësimin e gjendjes së tij.

Raphinha, i cili ndjeu dhimbje gjatë miqësores Brazil-Australi, pësoi një edemë muskulore në kofshën e djathtë.

Hansi Flick njoftoi mungesën e brazilianit në një konferencë për shtyp: “Testet zbuluan diçka, nuk është një dëmtim serioz, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse ai pati tri ndalesa të ngjashme vitin e kaluar dhe duhet të kujdesemi për të.

Nuk do të jetë i disponueshëm nesër dhe kundër Galatasarayt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat