Klubi nga Madridi befason me vendimin e fundit!
Ndërsa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Rayo Vallecano–Athletic Bilbao, e vlefshme për javën e 8-të në La Liga, trajneri i skuadrës nga Madridi, Benat San Jose, ka vendosur të hedhë nga minuta e parë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Por ajo që është e çuditshme përkon me detajin se më datën 19 shtator, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, e përfshiu Balliun në listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Më 22 shtator, u njoftua se mbrojtësi ishte i dëmtuar në kyçin e këmbës.
Tashmë, jo shumë larg nga e gjithë kjo “tablo”, Balliu është gati dhe do të luajë nga minuta e parë.