Milani merr përgjigjen pas operacionit të titullarit

Futboll

Milani merr përgjigjen pas operacionit të titullarit

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 18:00
Salemakers

Klubi i Milanit duhet të bëjë planet pa Aleksis Salemakers deri në pjesën e fundit të këtij sezoni, duke humbur shërbimet e një prej lojtarëve që kishte gjetur vend në skemat e Amorim me rregullsi në startin e edicionit.

Futbollisti belg i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në kaviljen e djathtë në një klinikë të specializuar në Amsterdam dhe sipas klubit gjithçka ka shkuar mirë.

Megjithatë, lajmi i keq është që koha e rikuperimit do të jetë shumë e gjatë.

Parashikohet që Salemakers të mbetet jashtë fushave të lojës për 5 muajt e ardhshëm dhe do të detyrojë padyshim Amorim që të bëjë lëvizje në rreshtimin e skuadrës, duke ndryshuar edhe rolet e disa futbollistëve brenda saj apo duke i dhënë më shumë hapësirë emrave si Moreira e Hatçinson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat