Luis Diaz në një situatë të pazakontë

Futboll

Luis Diaz në një situatë të pazakontë

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 18:01
Luis Diaz

Luis Diaz mendoi se kishte ndërprerë serinë pa gola në barazimin 2-2 të Bajernit ndaj Augsburgut të shtunën, por goli i tij u anulua pasi Josip Stanisiç u konsiderua në pozicion jashtë loje në aksionin që i parapriu.

Kolumbiani ka kaluar tashmë 6 ndeshje radhazi pa shënuar gol apo dhënë asist, por anëtari i bordit drejtues të Bajernit, Maks Eberl, është i bindur se sulmuesi do ta rifitojë së shpejti formën e tij.

“Do të ishim shumë të kënaqur nëse goli do të ishte i vlefshëm, sepse thjesht do t’i kishte bërë mirë”, deklaroi Eberl.

“Ai do ta gjej sërish formën. Mund të shohësh lëvizjet e tij, është i përfshirë në lojë dhe vazhdon të krijojë raste e të bëjë diferencën. Mendoj se ai është padyshim në një trajektore pozitive”, shtoi drejtuesi i bavarezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat