Trajneri i javës, Muarem Muarem i Bashkimit

Futboll

Trajneri i javës, Muarem Muarem i Bashkimit

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2026 Në ora: 18:23
Muarem Muarem t

Nuk pati sukses te Skopje, por që në ndeshjen e parë pas rikthimit në stolin e Bashkimit, Muarem Muarem tregoi se e njeh mirë punën e trajnerit.

Skuadra e tij, në ndeshjen e djeshme kundër Struga TL, një prej pretendenteve për kreun e tabelës, tregoi forcën e saj.

Futbollistët nga Kumanova zhvilluan një ndeshje vërtet cilësore dhe, megjithëse ishin në disavantazh 0:1, në fund arritën një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme me rezultatin 2:1.

Skuadra e drejtuar nga Muarem zhvilloi një paraqitje të mirë, e dinte se si duhej të luante kundër një ekipi si Struga TL dhe në fund arriti fitoren e dytë këtë sezon.

Nën drejtimin e Muarem Muaremit, Bashkimi pritet të tregojë edhe më shumë nga cilësitë e tij.

Është e qartë se ndërkohë klubi nga Kumanova është përforcuar me futbollistë cilësorë, por gjithashtu është e qartë se ky Bashkim i drejtuar nga Muaremi, nëse vazhdon me paraqitjet e mira, mund ta lërë shumë shpejt zonën e rrezikut dhe, së paku, të ngjitet në mesin e tabelës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat