“Specialistët” paralajmërojnë vendasit

Futboll

“Specialistët” paralajmërojnë vendasit

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 18:42
Kombëtarja shqiptare

Pavarësisht se Kombëtarja shqiptare e vajzave e humbi ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” të Shkodrës kundër Uellsit, rezultati i ngushtë 0 – 1 lë gjithçka të hapur për të besuarat e Armirë Grimës.

“Akti i dytë” dhe final i përballjes për fazën Play-Off të Kupës së Botës 2027 do të luhet sonte në stadiumin “Parc y Scarlets”, me kapacitet maksimal prej 14.870 vendesh.

Nëse i referohemi koeficientëve, edhe pse uellsianët e nisin ndeshjen me epërsinë e sfidës së parë dhe luajnë para publikut të tyre, kuotat janë të njëjta si në sfidën e mbajtur në Shkodër.

Mbërritja e vajzave shqiptare në një fazë të tillë është historike, por sonte do të luhet gjithçka për gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat