Shkak bëhen vendimet e arbitrave

Futboll

Shkak bëhen vendimet e arbitrave

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka dalë me deklaratë zyrtare, ndërsa bën të ditur se i ka dërguar shkresë FSHF-së.

Ekipi i Kategorisë së Parë kërkon reflektim në gjykim, ndërsa sjell me raste konkrete pretendimet e tyre për ndeshjen e javës së 5-të, ku Iliria u mposht 0 – 2 prej Besës së Kavajës.

Fushë-Krujasit “kapen” në dy momente që mund të ndryshonin ndeshjen, e para te goli i Besës, ku sipas tyre është dukshëm pozicion jashtë loje, ndërsa anësori Shazivari nuk e ka sinjalizuar diçka të tillë.

Rasti tjetër përkon me penalltinë e padhënë në pjesën e dytë, pavarësisht kontaktit në zonë dhe faktit që arbitri kryesor, Kreshnik Cjapi, ishte shumë pranë aksionit, nuk u dha asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat