Rrahmani shënon, fitojnë Barcelona dhe Atletico! Befasohen Bayerni dhe Interi!

Futboll

Rrahmani shënon, fitojnë Barcelona dhe Atletico! Befasohen Bayerni dhe Interi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 tetor 2026 Në ora: 20:46 Përditësuar në ora: 20:47 më 13.10.2026
Amir Rrahmani - djathtas

Galatasaray pa forcë

(E plotësuar) –  Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Galatasarayt në Stamboll, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 28-të, Galatasaray kaloi në epërsi, duke shënuar për 1:0. Alexey Batrakov mori topin në hapësirë dhe lëshoi një goditje të fuqishme nga skaji i zonës së rreptësisë. Pas devijimit nga një lojtar, topi përfundoi në rrjetë, duke e lënë portierin Joan García pa mundësi reagimi.

Rezultatet
Arsenali – Lille 3:0 (0:0)
Atletico - Manchester Utd 2:0 (1:0)
Galatasaray – Barcelona 1:4 (1:1)
Interi - Club Brugge 3:4 (1:1)
Leipzig - PSV 1:0 (0:0)
Viking - Bayerni 3:3 (2:0)
Villareali – Napoli 3:1 (2:1)

Barcelona reagoi në minutën e 43-të, kur Joao Cancelo përfitoi nga një top i mbetur brenda zonës dhe goditi saktë pranë shtyllës së majtë, duke barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën e 50-të, Fermín López përmbysi rezultatin me një goditje me kokë, pas një krosimi të shkëlqyer nga Lamine Yamal.
Vetëm tri minuta më vonë, Anthony Gordon shënoi golin e tretë për Barcelonën. Pas një aksioni fantastik të Lamine Yamal, Gordon goditi saktë në këndin e poshtëm të majtë, duke e çuar rezultatin në 3:1.

Në minutën e 66-të, Gabriel Jesus asistoi për Adeyemin, i cili depërtoi bukur brenda zonës dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 4:1 në favor të Barcelonës.
Fitore të thellë ka regjistruar edhe Arsenali, i cili triumfoi 3:0 ndaj Lilles.

Pas një ore lojë, në minutën e 64-t, Noni Madueke ndërtoi një aksion të shkëlqyer dhe shërbeu topin në zonë për Timberin. Mbrojtësi holandez realizoi me një goditje elegante me parabollë, duke kaluar Arsenalin në epërsi.
Vetëm tri minuta më vonë, Eze dyfishoi rezultatin për londinezët, ndërsa në minutën e 71-të Bukayo Saka vulosi fitoren 3:0 të Arsenalit.

80' Shumë gola në Champions!

74’ Topi kthehet pas një goditjeje dhe përfundon në këmbët e Nicolò Tresoldit brenda zonës. Sulmuesi reagon shpejt dhe godet saktë në këndin e poshtëm të djathtë të portës! 

74' Gola e gola.71' — Luis Díaz tund rrjetën! 

71' Bukayo Saka shënon për Arsenalin!

67' Eze e dërgon topin përtej portierit dhe dyfishon epërsinë e Arsenalit! 

66’ Gabriel Jesus i jep një pasim të shkurtër Adeyemit brenda zonës. Sulmuesi depërton me një lëvizje të shkathët, shmang kundërshtarin dhe lëshon një goditje të pandalshme në këndin e poshtëm të majtë, 1:4 për Barcelonën.

65' Bayerni kërkon golin e radhës.

64’ Noni Madueke bën një aksion të shkëlqyer dhe e shërben topin në zonë për Timberin. Mbrojtësi holandez e mposht portierin me një goditje elegante me paraboll, duke e dërguar topin në rrjetë! 

63' Tresoldi e dërgon topin në rrjetën e Interit, 1:2.

60' Kane shënon përsëri! Sulmuesi anglez e dërgon topin me qetësi, duke realizuar një tjetër gol për Bayernin.

57' Ndeshje me shumë gola.

54' — Bayern Munih shënon nga penalltia! Harry Kane e dërgon topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, përtej duarve të shtrira të portierit Arild Ostbo.

53' Anthony Gordon shënon për Barcelonën! 
Magji nga Lamine Yamal, i cili bën një aksion fantastik në ndërtimin e sulmit dhe ia pason topin Gordonit. Ky i fundit godet shkëlqyeshëm në këndin e poshtëm të majtë, duke mposhtur portierin Ugurcan Çakır.

50'  Fermín López shënon përsëri për Barcelonën dhe shton një tjetër gol në llogarinë e tij! 

Bayerni është në presion të madh.

49' Ndeshje të forta

Përfundojnë pjesët e para.

44; Barcelona në presion.

44’ Lautaro Martínez i INterit përfiton nga një top i mbetur brenda zonës së rreptësisë dhe godet saktë drejt këndit të poshtëm të majtë të portës, duke e dërguar topin në rrjetë.

43’ Joao Cancelo i Barcelonës përfiton nga një top i mbetur brenda zonës së rreptësisë dhe godet saktë pranë shtyllës së majtë, duke e dërguar topin në rrjetë.

41' Shumë gola në pjesën e parë.

38' Peter Christiansen e dërgon topin në rrjetë dhe realizon gol për Vikingun!

30’ Nicolo Tresoldi fiton duelin e nervave dhe ekzekuton në mënyrë të përsosur penalltinë, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë të portës së Interit. Portieri Josep Martínez nuk ka asnjë mundësi ta ndalë, 0:1.

28' Galatasaray kalon në epërsi 1:0! 
Alexey Batrakov e merr topin në hapësirë dhe lëshon një goditje të fuqishme nga skaji i zonës së rreptësisë. Topi devijohet nga një lojtar dhe përfundon në rrjetë, duke e lënë portierin Joan García pa mundësi reagimi.

26' Santiago Mourino i Villarealit kontrollon në mënyrë të përsosur pasimin e Gerard Moreno dhe lëshon një goditje fantastike nga distanca, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë, brenda rrjetës.

23’ Georges Mikautadze i Villarealit tregon aftësitë e tij në goditje dhe e dërgon topin në rrjetë me një goditje të saktë!

22' Ndeshje me rivalitet.

18' Bayerni po pëson humbje.

14' Ndeshje të forta, secila me emocione.

8’ Futbollisti nga Kosova, Amir Rrahmani, shfrytëzon topin e kthyer nga mbrojtësi pas një goditjeje dhe, nga afër, e dërgon topin në portën e pambrojtur, Villareali – Napoli 0:1.

7' Ndeshje të forta.

2’ Gianni Stensness i Viking kërcen më lart se mbrojtësit brenda zonës së vogël dhe godet me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës. Portieri nuk ka asnjë mundësi ta ndalë, Viking – Bayern 1:0..

1' Aleks Baena pason për Pablo Barriosin e Atleticos brenda zonës së rreptësisë, ndërsa ky i fundit tregohet i qetë dhe e dërgon topin ulët, në mes të portës së Manchester Utd.

1' Fillojnë ndeshjetGjithçka gati për sfidat e Champions League.

Formacionet zyrtare Atletico Madrid - Manchester United

Atletico Madridi e pret Manchester Unitedin në një përballje ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Diego Simeones vjen pas katër fitoreve radhazi në La Liga, por në xhiron e parë evropiane pësoi humbje 2:1 nga Liverpooli. Në anën tjetër, Manchester United po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, pasi ka regjistruar startin më të dobët në Premier League në gati 40 vjet, ndërsa në Evropë e nisi me fitore 4:0 ndaj Sabah Bakut.

Atletico synon ta shfrytëzojë epërsinë e terrenit vendas, kurse United kërkon të reagojë dhe të dëshmojë se forma e dobët në kampionat nuk do ta përcjellë edhe në Evropë.

Formacionet zyrtare:

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak - Llorente - Romero - Hancko - Grimaldo - Simeone - Barrios - Cardoso - Baena - Alvarez - Lee

Manchester United (4-2-3-1): Lammens - Dalot - Yoro - Martinez - Heaven - Baleba - Tielemans - Mbeumo - Fernandes - Andrey - Rashford.

Formacionet zyrtare Arsenal - Lille

Arsenali përballet me Lille në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, me synimin për ta vazhduar serinë pozitive në garën evropiane.

Skuadra e Mikel Artetës e nisi kampanjën me fitore ndaj Napolit dhe vjen pas triumfit 2:1 ndaj Leedsit në Premier League, ndërsa në shtëpi ka fituar 15 nga 16 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve apo ligës në Ligën e Kampionëve.

Lille, në anën tjetër, pësoi humbje 3:2 nga Real Betisi në ndeshjen e parë, por është rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat.

Formacionet zyrtare:

Arsenal (4-3-3): Raya - Lewis-Skelly - Gabriel - Konsa - Timber - Rice - Merino - Bruno G. - Eze - Gyokeres - Madueke

Lille (4-2-3-1): Ozer - Goffi - Ngoy - Alexsandro - Perraud - Andre - Bentaleb - Bakwa - Haraldsson - Mukau - Ueda

Galatasaray – Barcelona, formacionet

Ndërsa na ndajnë edhe shumë pak minuta nga nisja e ndeshjeve të orës 21:00 në Champions League, faza e grupeve, janë publikuar edhe formacionet zyrtare të sfidave.

Bie në sy përballja Atletico Madrid – Manchester United, e cila do të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll. Parashikohet ndeshje “ferri” për Barcelonën në Stamboll karshi Galatasarayt.

Interi luan në shtëpi kundrejt Club Brugge, ndërsa Bayern në transfertën e largët të Norvegjisë ndaj Viking.

Vlen të përmenden edhe Arsenal – Lille, Leipzig – PSV e Villarreal – Napoli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat