Sporting Lisbona bën detyrën në Francë, Sabah shkruan historinë

Futboll

Sporting Lisbona bën detyrën në Francë, Sabah shkruan historinë

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 20:48
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar dy takimet e para për sot në Champions League.

Në Francë, Sporting Lisbon fitoi 0:2 ndaj Lens.

Sfida u zhbllokua në minutën e 24-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë të portugezëve dhe asistit të Irankunda, ishte i zakonshmi Luis Suarez që shtyu topin në rrjetë.

Portugezët vulosën fitoren e tyre me golin e shënuar nga Issa Doumbia në minutën e 74-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Andersen.

Në sfidën tjetër në Baku, Sabah mori fitoren e saj të parë në Champions League, duke mposhtur 2:0 Slavia Prague.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e dytë, duke marrë me plot meritë tre pikët e tyre të para. Golat u shënuan nga xhamajkani Kaheem Parris në minutën e 49′ dhe Joy-Lance Mickels, në minutën e 88-të.

Kujtojmë që Sabah Baku luan për herë të parë në këtë fazë të Champions League dhe është një klub i krijuar vetëm në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat