Kush është sulmuesi i Shqipërisë që po “pushton” Italinë?

Futboll

Kush është sulmuesi i Shqipërisë që po “pushton” Italinë?

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 21:20
Alen Vukaj

Pasi i shënoi 2 gola Como-s në Primavera me Inter U20 (kampionati në Itali për të rinj), sulmuesi shqiptar, Alen Vukaj debutoi sot në UEFA Youth League (U19), e njohur ndryshe si Champions League për të rinj, kundër Club Brugge.

18-vjeçari e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe ishte në fushë për 83 minuta, takim i përfunduar 1:1.

Për këtë rritje të talentit të Shqipërisë U19, kanë shkruar edhe mediat në Itali.

Konkretisht, “Gazzetta Regionale” i ka kushtuar një artikull të veçantë Vukajt. Talenti në fjalë ka lindur në Leçe të Italisë më 22 janar të vitit 2008, ndërsa iu bashkua moshave të Interit në vitin 2023.

Deri tani, momenti më i rëndësishëm i Alen Vukajt te moshat e zikaltërve përkon me datën 13 qershor të këtij viti, kur në finalen e titullit për moshat U18 ndaj Bologna-s, koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 0 – 0, e ku dueli kaloi te “ruletat ruse”.

Në penalltinë finale, Vukaj u tregua i saktë, sikurse vendimtar për të fituar kampionatin mes “drithërimash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat