Media italiane: Shënon Rrahmani, por më pas dominon vetëm Villarreali

Futboll

Media italiane: Shënon Rrahmani, por më pas dominon vetëm Villarreali

Nga: K.Goca Më: 14 tetor 2026 Në ora: 00:13
Amir Rrahmani

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri humbet në fushën e Villarreal në kuadër të Champions League në futboll CF.

Pjesa e dytë ishte e dobët për Napolin, i cili u dominua nga skuadra e drejtuar nga Inigo Pérez.

Në stadiumin “Estadio de la Ceramica, ndeshja përfundoi Villarreal 3:1 Napoli.

“Shënon Rrahmani, por më pas dominon vetëm Villarreali”, ka shkruar media italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Megjithatë, humbja ishte më e thellë nga sa e meritonte Napoli.

Pjesa e parë u luajt mirë, pas golit të epërsisë të Amir Rrahmanit erdhi edhe goditja e Rasmus Højlund në traversë, ndërsa ndeshja ndryshoi pas një gabimi të rëndë të Matteo Politano.

Vetëm në disa momente të pjesës së dytë Villarreal dha përshtypjen se e kishte plotësisht nën kontroll takimin”, ka shkruar media italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat