Interi pësoi një humbje të dhimbshme 3 me 4 ndaj Klab Bruzh në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar një rekord negativ në historinë e tij europiane.
Për herë të parë, skuadra zikaltër humbet katër ndeshje radhazi në Kupën e Europës dhe Ligën e Kampionëve.
Për më tepër, kjo ishte hera e parë që një skuadër belge shënon katër gola ndaj një kundërshtari italian në këtë kompeticion.
Skuadra e drejtuar nga Kristian Kivu nuk arriti të shmangte një tjetër mbrëmje zhgënjyese në Europë. Kjo disfatë përbën një goditje të fortë për Interin, që duhet të reagojë për të lënë pas këtë moment të vështirë.