Giroud e shkroi një copëz histori në Champions mbrëmë

Futboll

Giroud e shkroi një copëz histori në Champions mbrëmë

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 08:57
Olivier Giroud

Olivier Giroud ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi u aktivizua kundër ish-klubit të tij, Arsenalit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës.

Sulmuesi francez u bë futbollisti i parë francez në histori që luan në Champions League në moshën 40-vjeçare ose më shumë.

Giroud, 40 vjeç e 13 ditë, u aktivizua në minutën e 78-të të ndeshjes, duke zëvendësuar japonezin Ayase Ueda, në humbjen 3-0 të Lille ndaj Arsenalit në stadiumin “Emirates”.

Skuadra londineze e vendosi fatin e takimit brenda shtatë minutave, duke shënuar tri herë me anë të Jurrien Timber në minutën e 64-t, Eberechi Eze në minutën e 67-të dhe Bukayo Saka në minutën e 71-të.

Sipas të dhënave të Opta-s, Giroud e vendosi një rekord të veçantë edhe në aspektin e klubeve franceze.

Ai u bë futbollisti i dytë në histori, pavarësisht kombësisë, që luan në Champions League në moshën 40-vjeçare ose më shumë me një klub francez.

Para tij, këtë e kishte arritur portieri italian Gianluigi Buffon, i cili luajti me Paris Saint-Germain në sezonin 2018/19.

Kështu, edhe pse Lille pësoi humbje të thellë në Londër, Giroud arriti të shënojë një moment historik në karrierën e tij dhe në historinë e garës më prestigjioze evropiane për klube. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat