Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë. Java e nëntë nisi të martën me dy përballje, ku Ballkani u mposht në shtëpi nga Drita me rezultat 0-1, ndërsa Gjilani pësoi humbje 3-0 në udhëtim te Gjilani.
Në ndeshjen e parë të ditës së sotme, Feronikeli ’74 do të përballet me Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, nga ora 14:00.
Skuadra vendase vjen në këtë takim pas barazimit 2-2 ndaj Drenicës, ndërsa Llapi synon t’i japë fund serisë prej tri humbjeve radhazi. Në xhiron e kaluar, llapjanët u mposhtën nga Ballkani me rezultat 1-0.
Në përballjen tjetër, Dukagjini do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në Klinë, në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, në orën 18:00.
Vushtrriasit vijnë në këtë duel pas fitores së parë këtë edicion, të cilën e arritën ndaj Gjilanit me rezultat 1-0, ndërsa do të kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë xhiro.
KosovaPress