​Man. City – PSG, formacionet e mundshme

Futboll

​Man. City – PSG, formacionet e mundshme

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 09:38
Fotoilustrim

Manchester City dhe Paris Saint-Germain do të përballen sonte në një nga ndeshjet më tërheqëse të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me të dyja skuadrat që synojnë të vazhdojnë me fitore në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” në Manchester, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës së Kosovës.

Manchester City vjen në këtë përballje pas fitores bindëse 3-0 ndaj Liverpoolit në Premierligë, ndërsa në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kishte mposhtur Porton me rezultat 2-0 në udhëtim.

Në anën tjetër, PSG-ja, kampione në fuqi e Evropës, e nisi me spektakël edicionin e ri të kësaj gare, duke triumfuar 6-1 ndaj Slovan Bratislavës dhe duke dëshmuar se mbetet një prej skuadrave më të rrezikshme në kontinent.

Përballja pritet të sjellë një duel interesant taktik mes dy skuadrave me potencial të madh ofensiv. Manchester City do të mbështetet te Erling Haaland dhe shpejtësia e lojtarëve të krahëve, ndërsa PSG-ja synon të shfrytëzojë cilësinë në mesfushë dhe aftësitë individuale të sulmuesve të saj.

Një tjetër element interesant është historia e përballjeve mes këtyre dy skuadrave. Takimi i fundit në Paris, në fazën e ligës të edicionit 2024/25, përfundoi me fitoren 4-2 të PSG-së, pasi francezët përmbysën disavantazhin prej dy golash.

Manchester City dhe PSG-ja kanë ambicie të mëdha edhe këtë sezon, ndaj kjo përballje mund të jetë një tregues i rëndësishëm i formës dhe forcës së tyre në garën evropiane.

Formacionet e mundshme:

Man.City: Donnarumma; Nunes, Dias, Guehi, Gvardiol; Anderson, Fernandez; Semenyo, Cherki, Doku; Haaland

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Neves, Vitinha, Ruiz; Torres, Dembele, Kvaratskhelia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat