Menaxheri shqiptar “trondit” me prapaskenën

Futboll

Menaxheri shqiptar “trondit” me prapaskenën

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 11:29
Armando Broja

I ftuar në “Klan News”, ish-lojtari, ndërsa prej vitesh në rolin e menaxherit të lojtarëve, Sokol Haxhia, ka treguar prapaskenën me Armando Brojën, në periudhën kur sulmuesi i Kombëtares ishte pjesë e Chelsea-t në Premier League.

Gazetari: Si menaxher i suksesshëm, a ka pasur klube që janë interesuar për të transferuar Armando Brojën?

Sokol Haxhia: Po. Nga ana e Juventusit, gjithçka ishte e kryer. Unë kisha edhe mandatin e Juventusit për të bërë tratativat me Brojën. Sulmuesi i Shqipërisë ka një menaxhim nga një agjenci angleze.

Unë isha në kontakte në atë periudhë me drejtorin sportiv të Juventusit. Ishte gjithçka e mbyllur. Nga Chelsea do të vinte te Juventusi, në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Broja e refuzoi ofertën, duke vendosur të qëndronte në kampionatin anglez. Mund të ishte një nga shanset më të mira të jetës së tij, sepse e ka treguar se çfarë potenciali zotëron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat