Mbrojtësi i Viking: Preferoj të përballem me Kanen sesa me Haalandin

Futboll

Mbrojtësi i Viking: Preferoj të përballem me Kanen sesa me Haalandin

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 12:49
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi qendror i Vikingut, Henrik Falchener, foli për mënyrën se si u përgatit për sfidën ndaj Kanes. “Harry Kane është një lojtar shumë i mirë, por në fund të fundit, të gjithë jemi njerëz.

Duhet ta bindësh veten se ai është një sulmues i zakonshëm, edhe pse bën pjesë ndër më të mirët në atë pozicion.

Kemi parë videot dhe e dimë se çfarë të presim, cilat janë pikat e tij të forta dhe çfarë duhet të shmangim kur përballemi me të”, deklaroi Falchener.

Falchener iu kërkua të tregonte nëse do të preferonte të përballej me Kaneapo me bashkëkombësin e tij norvegjez, Erling Haaland. “Ata janë lojtarë të ndryshëm.

Haalandi është i fuqishëm fizikisht, i shpejtë dhe i fortë. Kane është pak më teknik. Personalisht, mendoj se do të më përshtatej më mirë të përballesha me Kane sesa me Haalandin”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat