Thumbon

Futboll

Thumbon

Më: 14 tetor 2026 Në ora: 12:52
Mario Lemina e Lamine Yamal

Barcelona ishte e frikshme edhe në Stamboll.

Djemtë e tmerrshëm të trajnerit Flick vazhdojnë marshimin e tyre me ritmin e golave. Kundër Gallatasarajit në Champinons katalanasit shënuan 4 herë.

Ai që udhëhoqi skuadrën në show-n e përmbysjes turke ishte natyrisht Lamine Yamal.

Spanjolli ishte protagonist me dy asiste dhe mbi të gjitha me një veprim teknik prestigji që u bë menjëherë viral. Jo më kot Yamal fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes, ndërsa në rrjetet sociale gjeti vend për të lëshuar edhe ndonjë thumbim.

Shënjestra e sulmuesit spanjoll ishte ish-lojtari i Juventus-it, Mario Lemina.

Mesfushori, sipas Yamal, ka treguar mungesë respekti. Lemina në fakt, në lojën virale të zgjedhjes mes dy lojtarëve, pyetjes “Sane apo Yamal?”, iu përgjigj:

“Kush është Yamal? Njoh Sane, por jo Yamal”.

Mes të dyve pati edhe ndonjë shkëndijë në fushë, një debat verbal. Fjalët dhe provokimet nuk i harroi numri 10 i Barcelonës, që pas ndeshjes postoi në rrjetet soaciale foton me trofeun e lojtarit të ndeshjes. “Tani më njeh?” – ishte pyetja retorike e fenomenit spanjoll. Yamal vazhdon të argëtojë në fushë dhe jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat