Paraqitja e Xhuliano Skukës ndaj Tiranës në derbi, mund të vlerësohet pa frikë si më e mira pas rikthimit te Partizani prej verës së vitit 2025.
Edhe pse sulmuesi nuk gjeti rrugën e rrjetës, asistoi te goli i Himallarit. Ishte pikërisht inkursioni dhe këmbëngulja e dibranit që nxori të lirë në thellësi të zonës mike Himallarin.
Edhe në pjesën e dytë, Skuka bëri gjithçka mirë në krah dhe më pas asistoi në qendër për Human, por ky i fundit çuditërisht e shpërdoroi në mënyrën flagrante.
Në një “story” të radhës në Instagram, kapiteni Xhuliano Skuka shfaqet i “dërrmuar” emocionalisht, ndërsa foton e ka lënë bardhezi, pasqyrë e përjetimit nga disfata në derbi.