Pas vështirësive në gjetjen e një presidenti të ri, klubi i Vllaznisë së vajzave po vijon ende të vuajë.
Shkak është bërë largimi i dy lojtareve.
Sipas informacioneve nga mediat lokale në Shkodër, portierja Samantha Isabel Valadez dhe mesfushorja norvegjeze Ine Aas kanë kërkuar largimin dhe klubi në një situatë të tillë, i ka lënë të lira.
Ndërsa kanë kaluar pak javë që nga nisja e kampionatit, këto zhvendosje krijojnë pasiguri dhe konfuzion te skuadra shkodrane, ndonëse ka një grup me shumë potencial në përbërje. Mjafton të përmendim se është 13 herë radhazi kampione e Shqipërisë për vajza.